TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e cilësoi një operacion kriminal të strukturuar mbushjen e kutive me fletë votimi më tepër se votues. Në një dalje për mediat, Vasili solli shembuj Durrësin dhe Shkodrën, ku sipas tij janë mijëra vota më shumë.
“Rezultati, produkt i mbushjes së paligjshme dhe kriminale të kutive të votimit dhe jo vullnetit të shqiptarëve. Megjithëse i kanë bërë gjithçka vetë nuk kanë mundur dot të fshehin krimin elektoral që është evident dhe shumë i qartë.
Në Bashkinë e Durrësit na numërimi i votave në raport me votuesit të raportuar që kanë votuar, në kutitë e votimit gjenden mijëra vota më shumë. Nga 35 672 votues, fletë votimi 37552 pra 2500 vota më shumë që janë hedhur nga duart e zeza në kutitë e votimit, për të realizuar planin socialist. E njëjta gjë ka ndodhur në bashkinë e Shkodrës. Votues 15913 dhe ende pa mbaruar mbi 20 e ca kuti, ishin mbi 1000 fletë votimi më shumë në kuti. Operacioni i hedhjes së fletëve votimi ishte një operacion kriminal, i strukturuar, i organizuar. Edhe në qendër të Tiranës.
Së treti keni një foto shumë evidente. Kamera nga sipër vëzhgon të gjithë votuesit, për të marrë vesh nëse ata që kanë çuar me forcë në zgjedhje, i anë votuar apo jo.
Një fenomen i turpshëm kriminal ka qenë dhe vazhdon të mbetet çuarja me zor e me shantazh i njerëzve sidomos atyre që janë pjesë e administratës shtetërore dhe familjarëve të tyre”, deklaroi Vasili.
Sipas tij, kryeministri ka futur vendin në krizë të thellë, ka nxirë fatin e Shqipërisë për hallin personal të tij dhe të familjes së tij.
“Dhjetëra mijëra vota, dhe ky refuzim i jashtëzakonshëm është prova e një pushteti që ka marrë fund, e një kryeministri që ka marrë fund dhe një provë që shqiptarët nuk do sakrifikojnë veten e tre për një të vdekur që ecën. Ne do jemi këtu, të pathyeshëm. Shqipëria kurrë nuk kthehet mbrapa më në greminën e monizmit dhe as në greminën e krimit të organizuar”, theksoi Vasili.