AKTUALITET, 2 Korrik 2019, 16:17

Kërpaçi: Petro Koçi, je lehësi më profesionist, nuk të mbron dot Arta nga zullumet e tua

Kërpaçi: Petro Koçi, je lehësi më profesionist, nuk

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, ka reaguar ndaj deklaratave të zv/ministrit të Mbrojtjes, Petro Koçi, kundër Presidentit Ilir Meta.

Kërpaçi u kujton Koçit, që dikur ishte kundërshtarë shumë i flaktë dhe denoncues i abuzimeve të Edi Ramës, se ka para se të sulmojë presidentin duhet të shpjegojë tenderët e radarëve në Ministrinë e Mbrojtjes. Janë të njëjtët radarë që flitet se janë fikur për trafikun e drogës këto vite.

“Petro Koçi, je lehësi më profesionist. Nuk të ka faj Presidenti që sa herë ndërsehesh për të lehur të tregojnë dosjet e tenderave të radarëve dhe të lëvizjes së godinës së Ministrisë së Mbrojtjes.

Po pate ndonjë paqartësi për radarët, t’i shpjegon Hakiu se tashmë e ke edhe nën hyqëm!

Nuk ka Art dhe Ulsi të të mbroj nga zullumet e tua!”, shprehet Kërpaçi.