AKTUALITET, 2 Korrik 2019, 16:43

Me pistoletë në brez, arrestohet shqiptari me dy milionë euro kokainë

Me pistoletë në brez, arrestohet shqiptari me dy milionë euro

Një shqiptar 48 vjeç u arrestua nga policia italiane, pasi u kap me 15 kilogramë kokainë. Droga ishte fshehur në garazh.

Gjithashtu janë sekuestruar 60 mijë euro, 10 mijë paund, një pistoletë gjysmë-automatike dhe një makinë e madhe, e cila përdoret për transport lënde narkotike.

Në rast se droga do të shitej në treg, do të kapte vlerën e dy milionë eurove, shkruajnë mediat italiane.

Policia italiane informoi se shqiptari kishte 22 vjet që rrinte në Firence, ndërsa nuk kishte asnjë precedent më herët. Ai u prangos në mëngjes dhe u dërgua në dispozicion të autoriteteve shtetërore.