TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Alban Zeneli, deputeti i opozitës në Parlament i ka quajtur zgjedhjet e 30 qershorit si “skandalozisht të palira”.
Zeneli thekson se në këto zgjedhje, Rama në këto zgjedhje garonte i vetëm, ku sipas tij u shkelën rëndë shumë ligje dhe procedura.
“Edi Rama u provua edhe njëherë si një lider politik i së shkuarës që formësimin, përmbajtjen dhe veprimin e tij i ka fortësisht antiliri, antidemokratik, të korruptuara dhe armiqësore ndaj qytetarëve, opozitës dhe mendimit kundër a ndryshe. Edhe në këto zgjedhje ku Edi Rama konkurronte me veten, u shkelën rëndë shumë procedura, rregulla dhe ligje. Krimi elektoral, përdorimi dhe shantazhimi i administratës publike shenjuan natyrën e këtyre zgjedhjeve.
Këto zgjedhje u zhvilluan skandalozisht të palira. Këto zgjedhje u zhvilluan me standardet e Damian Gjiknurit dhe Gjushit. Këto zgjedhje ishin me standardet e “akullores” si Gjushi. Qytetarët shqiptarë dhanë dy mesazhe të mëdha dje, zgjodhën zgjedhjet dhe bojkotuan Ramën”, thekson Zeneli.
Reagimi i plotë i deputetit të opozitës në Parlament, Alban Zeneli
Data 30 qershor ishte ditë zgjedhjesh për shqiptarët. Me gjithë përpjekjen e Ilir Metës për ta asgjësuar këtë ditë e për tu pamundësuar shqiptarëve të drejtën kushtetuese dhe demokratike për të zgjedhur e votuar, falë mbështetjes së fortë të SHBA dhe BE, Shqipëria dje pati zgjedhje. Shqipëria do të ecë tashmë e sigurt drejt një kohe të re demokratike mes shqiptarëve dhe SHBA e BE.
Shqiptarët dje i besuan SHBA dhe BE dhe zgjodhën paqen. Shqiptarët dje i besuan SHBA dhe BE dhe zgjodhën zgjedhjet. Zgjedhjet janë një e drejtë. Të zgjedhësh të jesh Pro Zgjedhje është parim themelor demokratik. Por kjo nuk do të thotë vetvetiu se zgjedhjet si fakt e proces u kryen të lira dhe të ndershme e aq më pak të barabarta.
Edi Rama u provua edhe njëherë si një lider politik i së shkuarës që formësimin, përmbajtjen dhe veprimin e tij i ka fortësisht antiliri, antidemokratik, të korruptuara dhe armiqësore ndaj qytetarëve, opozitës dhe mendimit kundër a ndryshe. Edhe në këto zgjedhje ku Edi Rama konkurronte me veten, u shkelën rëndë shumë procedura, rregulla dhe ligje. Krimi elektoral, përdorimi dhe shantazhimi i administratës publike shenjuan natyrën e këtyre zgjedhjeve.
Këto zgjedhje u zhvilluan skandalozisht të palira. Këto zgjedhje u zhvilluan me standardet e Damian Gjiknurit dhe Gjushit. Këto zgjedhje ishin me standardet e “akullores” si Gjushi. Qytetarët shqiptarë dhanë dy mesazhe të mëdha dje, zgjodhën zgjedhjet dhe bojkotuan Ramën.
Pra mesazhi i shqiptarëve është i qartë. Shqiptarët nuk i duan më politikanët e brezit të vjetër ,politikanët e tranzicionit të hajnisë dhe konfliktualitetit, politikanët që kanë 30 vjet që bëjnë sikur luftojnë me njëri tjetrin, kur në fakt të gjithë e dimë se janë bashkë e mezi presin të bëjnë dashuri me njëri tjetrin.
Koha për politikë të pastër e të papërlyer. Si deputet opozitar, besoj fort se ka ardhur koha për ripërtëritjen e së djathtës dhe opozitarizmit. Braktisja që shqiptarët i bënë Edi Ramës dje, dëshmon edhe se miti se shqiptarët janë të majtë, ra. E djathta është shumicë morale.
Por që të shfaqet e provohet shumicë elektorale, duhet patjetër të bëhet morale. Koha për Reformë Zgjedhore të thellë dhe të pjekur por pa Damian Gjiknurin. Ne deputetët e djathtë të Opozitës Parlamentare nuk do të heshtim e nuk do të qëndrojmë duarkryq. Nuk do ta lejojmê askënd nga Politikanët e brezit të vjeter, as Edi Ramën e askënd tjetër, që të bëjnë mr luftë e dashuri në kurriz të shqiptarëve.