AKTUALITET, 31 Korrik 2021, 18:53

Zjarri përfshin edhe Përmetin! Digjen 15 hektarë kullota e pyje në kodrat e Ballabanit në Këlcyrë, asnjë ndërhyrje nga autoritetet

Zjarri përfshin edhe Përmetin! Digjen 15 hektarë kullota e pyje


Zjarret nuk kanë të ndalur gjatë sezonit të verës në vendin tonë. Flakët kanë pushtuar lartësitë e Ballabanit në Bashkinë Këlcyrë.

Dëmet janë të konsiderueshme ndërsa bëhet e ditur se janë djegur 10 hektarë kullota dhe 5 hektarë pyje.

Ndërhyrja e zjarrëfikëseve është e vështirë për shkak të terrenit. Flakët kanë avancuar drejt zonës së Beratit.

Bëhet me dije se deri më tani nukl është marrë asnjë masë paraprake për shuarjen e zjarrit.