TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vetëdorëzohet në policinë e Lushnjës Kastriot Hasalla.
Ai ishte në kërkim nga policia pas vrasjes së kushëririt të largët Romeo Hasalla, 30 vjeç dhe plagosjen e babait të viktimës dhe dy vëllezërve të tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 29 korrikut në fshatin Garunjas ku pati një konflikt për një sipërfaqe toke.
Pasditen e ditës së krimit u arrestuan nga policia, vëllai i Kastriotit, Afrim Hasalla dhe nipi Marjus Hasalla.
Romeo Hasalla kishte vetëm dy ditë që kishte ardhur nga Greqia dhe ishte baba i dy fëmijëve.
Familjet ishin në konflikt të vjetër për pronën teksa rezulton se viktima me autorët ishin kushërinj të largët.