TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një lokal në zonën e Butrintit në Sarandë u gjobit me 1.000.000 lekë pasi zhvillonte aktivitetin përtej orarit të mbylljes.
Policia ka proceduar penalisht administratorin e lokalit, shtetasin me iniciale D.K. pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë.
Efektivët e patrullave kryen një kontroll ku është konstatuar se lokali ishte hapur rreth orës 00:30. Teksa ata plotësonin letrën e gjobës për lokalin, administratori i ka kundërshtuar me dhunë.
Njoftimi i policisë:
U konstatua duke ushtruar aktivitet, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, procedohet penalisht dhe ndëshkohet me masë administrative, pronari i një subjekti. Në pranga edhe dy shtetas, për vepra te ndryshme penale.
Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrolleve, rreth orës 00:30, të datës 31.07.2021, kanë konstatuar një subjekt, në rrugën e Butrintit, Sarandë, i cili ushtronte aktivitet, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Ndaj këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht shtetasin D. K., 37 vjeç, (pronari i subjetit) për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi gjatë plotësimit të aktit normativ, për konstatimin e shkeljes në këtë subjekt, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë, për shkak të detyrës, shërbimet e Policisë.