AKTUALITET, 31 Korrik 2021, 14:24

Do të fikte flakët, digjet një automjet i zjarrfikëses në Ishëm

Do të fikte flakët, digjet një automjet i zjarrfikëses

Disa vatra zjarresh janë aktive në veri të Durrësit.

Në fshatin Shetaj pranë Kepit të Rodonit dhe në zonën e Ishmit janë përfshirë nga flakët sipërfaqe të mëdha toke.

Disa skuadra të repartit zjarrfikës prej disa ditësh po punojnë për vënien e zjarreve nën kontroll.

Problem mbeten zonat e thella pasi autobotet e kanë të pamundur të ndërhyjnë.

Në foton e mësipërme shihet se një kamion i zjarrfikësve është djegur plotësisht. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.