TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-zyrtarit të Policisë, Uljan Shpataraku, i është hequr leja e armës, ndërsa autoritetet i kanë sekuestruar edhe armët që mbante me leje në banesën e tij.
Shpataraku, i cili u arrestua pasi u kap duke drejtuar automjetin ku udhëtonte edhe Ergys Agasi, akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit”.
Ai ishte përjashtuar nga Policia e Shtetit disa javë më parë, ndërsa ndaj tij kishin nisur edhe procedurat për heqjen e lejes së armës që zotëronte për shkak të funksionit.
Gjatë procedurave rezultoi se ish-zyrtari i lartë i Policisë mbante me leje në banesë edhe disa armë private. Konkretisht, bëhet fjalë për 3 pistoleta, 2 armë shotgun dhe 2 pushkë, të cilat tashmë janë sekuestruar.

Shpataraku është përshkruar si një prej bashkëpunëtorëve të afërt të ish-kryepolicit Ilir Proda.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse SPAK do të zgjerojë hetimet ndaj Shpatarakut për të verifikuar një rol të mundshëm të tij në grupin kriminal që dyshohet se drejtohej nga Ergys Agasi. Ky i fundit u arrestua gjatë një operacioni të koordinuar mes BKH-së dhe Policisë së Shtetit.