TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 67-vjeçar në Mat është arrestuar në Mat pasi ka dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij. Blutë bejnë me dije se pas marrjes së njoftimit për një konflikt familjar në qytetin e Burrelit, efektivët kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë arrestuar në flagrancë edhe 67-vjeçarin.
Ndërkohë gjatë kontrollit në banesë, policia ka sekuestruar edhe 1 armë zjarri, 2 krehra dhe 55 fishekë.
Njoftimi i Policisë:
Mat/Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, arrestohet në flagrancë 67-vjeçari.
Sekuestrohen një armë zjarri automatik, 2 krehra dhe 55 fishekë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit për një konflikt familjar në një banesë në qytetin e Burrelit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe në kohë të shërbimeve të Policisë, situata është neutralizuar dhe është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, duke shmangur një ngjarje potencialisht të rëndë kriminale.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 67 vjeç, banues në qytetin e Burrelit, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas kishte dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik, 2 krehra dhe 55 copë fishekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.