AKTUALITET, 6 Korrik 2019, 19:15

Motori përplaset me bordurat e rrugës, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Motori përplaset me bordurat e rrugës, plagoset rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë.

Një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i saj, i identifikuar si shtetasi 32 vjeçar, Sulejman Llani

Sipas dinamikës së aksidentit motori është përplasur me barrierat në anës rrugës.

I plagosuri është dërguar me fraktura të rënda në Spitalin e Traumës në Tiranë