TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mario Balotelli vazhdon të sajojë situata kaotike. Me pushime në Napoli, Supermario ka sfiduar një barist në Mergellina, duke i ofruar dymijë euro për tu hedhur në det me motorin e tij. Sfida është pranuar menjëherë nga i riu, që është hedhur në det nga moli hipur mbi motor, duke dalë më pas mes duartrokitjeve. “Dola mirë, motori im vlente vetëm 600 euro…”, ka deklaruar protagonisti i “hedhjes”.
Mario Balotelli nuk resht së surprizuari me situata nga më të cuditshme, që krijojnë vërtetë të qeshura nga të pranishmi, por gjithashtu edhe një seri polemikash. SuperMario është akuzuar se ka favorizuar ndotjen e mjedisit dhe kështu pak më vonë sulmuesi i është përgjigjur të gjithëve përmes një story në Instagram: “Filozofë.. ja para jush vespa “ndotëse” e ripeshkuar”.