TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka reaguar mbi situatën e zjarreve në Shqipëri duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Rama.
Me një postim në rrjetet sociale Tabaku akuzon Edi Ramën se po përdor paratë e buxhetit të shtetit për PPP-të ndërkohë që shqiptarët janë në mëshirën e fatit.
Postimi i plotë:
Kur buxhetin e shtetit e përdor si bankomat për klientët e qeverisë dhe PPP-të korruptive, mjetet rrethanore mbeten arma e vetme e atyre që po luftojnë kundër zjarrit me kurajo dhe vetëmohim.
Propaganda e shtrenjtë nuk i ndihmon qytetarët dhe as pasurinë natyrore që shkrumbohet. Sa herë vendosemi në provë po aq herë dështojmë turpshëm duke shfryrë tullumbacen e gënjeshtrave.
Shqiptarët në mëshirën e fatit dhe darrën e korrupsioni që përditë i shtrëngon sot janë vetëm.