AKTUALITET, 3 Gusht 2021, 17:30

Sërish zjarre në Rugovë, rrezikohen dhjetëra shtëpi, situatë problematike edhe në Ferizaj

Vatra të zjarrit janë aktivizuar sërish në zonën e Rugovës, ndërsa sipas banorëve atje, këtë herë flakët janë në afërsi të shtëpive.

Vatra zjarresh janë raportuar edhe në rajonin e Prizrenit, Suharekës, Ferizajt etj.

Policia apelon qytetarët që në asnjë mënyrë mos të ndizen zjarre, pasi ato nuk mund të kontrollohen dhe paraqesin rrezik, si për jetën ashtu edhe për pronën