AKTUALITET, 3 Gusht 2021, 16:34

Zjarr në disa zona në Shkodër, bashkia: Të vihen para përgjegjësisë autorët

Zjarr në disa zona në Shkodër, bashkia: Të vihen para

Temperaturat e larta të ditëve të fundit në vendin tonë kanë aktivizuar vatra të shumta zjarri nga veriu në jug të vendit.

Në zonën e malit të Cukalit në njësinë administrative Shllak të bashkisë së Vaut të Dejës është aktivizuar një vatër masive zjarri.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e saj, por terreni i vështirë e bën të pamundur hyrjen e automjeteve edhe po punohet me fuqi njerëzore për shuarjen e tij.

Ndërkohë prefektura Shkodër ka bërë me dije se një tjetër vatër zjarri është aktive në Shtoj të vjetër në binarët e hekurudhës ku dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Gjithashtu zjarri vijon të jetë aktiv në fshatin Grudë e Re në Shkodër, ku deri më tani janë djegur shkurre dhe mbeturina.

Ndërkohë bashkia Shkodër kërkon nga strukturat ligjzbatuese që të të gjithë përgjegjësit të vihen para përgjegjësisë.