AKTUALITET, 3 Gusht 2021, 18:12

Peleshi apel banorëve në Gjirokastër: U shënua viktima e parë, mos bëni rezistencë largohuni nga banesat

Peleshi apel banorëve në Gjirokastër: U shënua viktima e

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pasditen e kësaj të marte ka mbërritur në fshatin Asim Zenel në Gjirokastër ku humbi jetën një 64 vjeçar.

Peleshi në fjalën e tij ka bërë apel banorëve të tre fshatrave më të rrezikuar në Gjirokastër që të mos bëjnë rezistencë dhe të largohen nga banesat e tyre.

Ndër të tjera ministri ka bërë me dije se në Llogara situata është nën kontroll dhe të gjithë forcat do të përqendrohen në fshatin Asim Zenel në Gjirokastër.

“Është një situatë e vështirë me vatra zjarri të lokalizuara në vende të ndryshme dhe nuk është e lehtë që ti vendosësh nën kontroll.

Në këtë fshat është shënuar dhe viktima e parë. Duhet evakuim në tre fshatra, policia dhe zjarrëfikëset janë në krye të detyrës.

U bëj thirrje banorëve të fshatrave Krine, Asim Zenel dhe Arshi Lengo që të mos bëjnë rezistencë dhe të largohen nga banesat e tyre.

Ne do të bëjmë më të mirën, dhe duke qenë se në Pash Aliman dhe në Llogara e kemi në kontroll situatën të gjithë forcat do i përqendrojmë në fshatin Asim Zenel në Gjirokastër,” ka thënë Peleshi.