AKTUALITET, 3 Gusht 2021, 16:45

Zjarret në Gjirokastër, nënkryetari i bashkisë: Fajin e kanë blegtorët

Zjarret në Gjirokastër, nënkryetari i bashkisë: Fajin e

20 hektarë tokë janë shkrumbuar si pasojë e zjarreve që ranë në fshatrat Palokastër dhe Qesarat të Gjirokastër, sipërfaqet e djegura janë kryesisht shkurre.

Sipas bashkisë së Gjirokastër nga zjarri u rrezikuan disa banesa dhe shkolla e fshatit Palokastër.

Nënkryetari Ylli Muho akuzoi blegtorët se i kanë vënë zjarret qëllimisht.

Unë sot akuzoj edhe një pjesë të mirë të qytetarëve, të pandërgjegjshëm, kryesisht blegtorë të cilët nën efektin e bërjes mirë të kullotës për ta pasur në stinën e dimrit, i nxjerrin sytë këtij shteti dhe qytetarëve duke bërë veprime të tilla dukë bërë veprime të tilla e duke vënë zjarre”, u shpreh Muho për "Abc News".

Për blegtorët ka edhe një paralajmërim.

“Nëse do të hasen vatra zjarri në territorin e një kontrate kullote, atëherë ajo do të prishet”, është shprehur ndër të tjera Muho.

Janë shoqëruar disa persona të dyshuar që mund të kenë dijeni për zjarret.