TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasada amerikane në Tiranë reagon për situatën e krijuar nga zjarret në Shqipëri, ku pak më parë u shënua dhe viktima e parë në Gjirokastër.
Teksa publikon një video nga aksioni i Forcave të Armatosura nga ajri për shuarjen e flakëve, ambasada shkruan në rrjetet sociale se SHBA kanë qenë dhe do të qëndrojnë gjithmonë krah Shqipërisë në kohë nevoje.
Postimi i plotë:
Lutjet tona shkojnë për ata që janë prekur nga vatrat e zjarreve në Shqipëri.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të qëndrojnë gjithmonë krah Shqipërisë në kohë nevoje.
Në këtë video, burrat dhe gratë e guximshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare përdorin pajisje të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara ndërsa luftojnë me zjarret në jug të vendit.
Pajisjet për shuarjen e zjarrit janë pjesë e një dhurimi prej 360,000 dollarësh të bërë nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara në vitin 2019. Ato përfshinin “kova Bambi”, kostume zjarrfikësish, sëpata, lopata dhe pajisje personale mbrojtëse.
“Kovat Bambi”, të përdorura në këtë video, mbajnë ujë nëpërmjet helikopterëve dhe u mundësojnë atyre të mbushin sasi të mëdha në kohë të shkurtër, në mënyrë që të shuajnë zjarrin. #KrahPerKrah.