AKTUALITET, 6 Gusht 2021, 15:28

Zjarret në Greqi, regjistrohen shpërthime në disa nënstacione, Atika Veriore dhe Athina pa energji elektrike

Zjarret në Greqi, regjistrohen shpërthime në disa

Greqia është duke u përballur me zjarre të shumta, të shtrira thuajse në të gjithë territorin e diellit.

Kësisoj, Athina dhe pjesa më e madhe e Atikës janë pa energji elektrike, pasi si pasojë e flakëve, kanë shpërthyer disa nënstacione elektrike.

Lajmi është konfirmuar nga Drejtoria e Furnizimit Elektrik, e cila sqaron se në zonat e Atikës dhe Athinës do të ketë shkëputje të gjata të energjisë elektrike.

Autoritetet ndodhen në terren dhe po përpiqen të rehabilitojnë avarinë e krijuar, shkruajnë mediat.