AKTUALITET, 6 Gusht 2021, 12:53

Po transportonin lëndë drusore që i kishin prerë në pyllin e Bizës, pranga 35-vjeçarit. Në kërkim shoku i tij

Po transportonin lëndë drusore që i kishin prerë në


Policia e Tiranës kapi në flagrancë teksa transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, një 35-vjeçar si dhe shpalli në kërkim bashkëpunëtori i tij. Operacioni i koduar “Biza” u finalizua nga Komisariati i Policisë Nr.4.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Biza” në kuadër të cilit bënë arrestimin e shtetasit E. K., 35 vjeç, pasi u kap duke transportuar një sasi prej 15m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës, që dyshohet se ishin prerë në pyllin e Bizës.

Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me mjetin dhe një motorrsharrë me të cilën është prerë lënda drusore”.

Ndërsa u shpall në kërkim shtetasi me inicialet D. S., 38 vjeç, pasi dyshohet se në pyllin e Bizës, në bashkëpunim me shtetasin E. K., në periudha të ndryshme kohore, kanë prerë një sasi të konsiderueshme pemësh e drurësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.