TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 47-vjeçar nga Durrësi, me tre identitete, ra në prangat e policisë së Tiranës, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.
Burimet policore thanë se arrestimi i tij është përkohësisht në kryeqytet, pasi do të ekstradohet drejt Italisë, sepse është dënuar për “Trafik droge”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë të shtetasit Kreshnik Budlla alias Besnik Farruku alias Sokol Koci, 47 vjeç, banues në Durrës”.
Sipas bluve, Gjykata e Apelit në Ancona, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafik i drogës”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.