AKTUALITET, 19 Gusht 2021, 15:18

Rriten ndjeshëm rastet me Covid në Kosovë, shënohen tetë viktima në 24 orë

Rriten ndjeshëm rastet me Covid në Kosovë, shënohen

Kosova ka regjistruar shifra të larta të rasteve të reja me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 11, 373 teste prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 2236 persona.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu bën me dije se tetë persona kanë humbur jetën.

Ndërsa ditën e sotme janë shëruar 138 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 103, 546 të shëruar.