TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi një banesë të rindërtuar në Ndroq ku u takua me familjen e Muhamed Trimit.
Veliaj u ndal dhe foli për vaksinimin kundër Covid. Ai u shpreh se në mënyrë që të hapet e gjithë Tirana duhet që të vaksinohen të gjithë.
Prandaj pjesëmarrja në aktivitete të ndryshme në kryeqytet sipas Veliajt duhet vendosur me kusht vaksinimin.
Sipas kryebashkiakut “një person që nuk vaksinohet nuk ka pse mban peng gjithë qytetin të kthehet tek jeta normale”.
“I kam thënë këtyre, doni që Tirana të hapet 100%, të hapen koncertet, ik vaksinohuni dhe do ta vejmë me kusht doni të shkoni në aktivitete, sheshe, Dua Lipa, Rita Ora, ç’rëndësi ka kush vjen, po, vaksinë. Po të doni, se një që nuk vaksinohet nuk ka pse mban peng gjithë qytetin të kthehet tek jeta normale. Ta vejmë me rregull, trego që je vaksinohu, futu. Kjo bie që 1% e shoqërisë dikton të tjerët. Jo, 99% e të vaksinuarve të tregojnë atë të vaksinës dhe të vazhdojnë jetën. Rri ti në shtëpi që beson tek teoritë konspirative”, tha Veliaj.