TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 58-vjeçar ra në prangat e policisë së Shkodrës pasi dyshohet se ka tentuar të digjte banesën e kushëririt të tij.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Klement Pjetri, 58 vjeç, banues në Shkodër”.
Sipas bluve, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Autori, mësohet se me anë të një bombole gazi, ka tentuar të djegë shtëpinë e kushëririt të tij, shtetasit P. P., banues në Shkodër.
Nga veprimet paraprake ka rezultuar se në banesë janë shkaktuar vetëm disa dëme të vogla materiale.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.