AKTUALITET, 28 July 2026, 17:06

Aksidenti fatal në Portin e Durrësit/ E përplasi kamioni, humb jetën në spital shoferi nga Kosova

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e kësaj të marte në Portin e Durrësit. Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur në sheshin para skanerit, ku shtetasi N. M., 49 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar një kamion, dyshohet se ka përplasur aksidentalisht shtetasin N. Sh., 62 vjeç, banues në Kosovë.

Mësohet se 62-vjeçari, drejtues i një kamioni tjetër, po lëvizte në këmbë për të dorëzuar dokumentacionin e mjetit të tij për t’u futur në skaner, kur është goditur nga kamioni.

Si pasojë e përplasjes, ai ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa ndaj tij po kryhen veprimet procedurale.