TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një konflikt mes dy familjeve është regjistruar në fshatin Dedaj të Pukës, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
Të plagosurit janë paraqitur në Spitalin e Pukës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihen detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Pas marrjes së njoftimit, forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat e konfliktit.
Mësohet se është shoqëruar në komisariat Fatjon Shkreli, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes familjeve Shkreli dhe Istrefi dyshohet se ka qenë i mbartur prej vitesh dhe lidhet me motive pronësie.