TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe toke mbi fshatin Gjat, njësia administrative Lunxhëri në Gjirokastër.
Flakët kanë përfshirë tokat mbrëmjen e sotme teksa ato po përparojnë me shpejtësi për shkak të erës duke rrezikuar banesat.
Forcat zjarrëfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje pas sinjalizimit për aktivizimin e kësaj vatre.
Autoritetet dyshojnë se zjarri është i qëllimshëm. Ky është rasti i dytë brenda disa ditësh që në këtë zonë shfaqen vatra zjarri të cilat janë konsideruar të qëllimshme.
Rikojtojmë se situata agravoi në fillim të muajit gusht në këtë zonë duke shkaktuar dhe vdekjen e një çifti bashkëshortësh në zonën e Lunxhërisë.