TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se në aksin Vlorë-Orikum ka përplasur me makinë një vajzë të mitur.
E plagosura ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia thotë se materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 38 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen e mitur A. S, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.