AKTUALITET, 29 Gusht 2021, 22:03

“Ikën nga tmerret e luftës”, gazetarja e BBC publikon videon e fëmijëve afganë të strehuar në Shqipëri teksa luajnë

“Ikën nga tmerret e luftës”, gazetarja e BBC publikon

Shqipëria ka pritur disa grupe me qytetarë afganë që janë larguar nga vendi i tyre. Një pjesë e mirë e afganëve janë akomoduar në konviktet e Qytetit Studenti ndërsa një pjesë tjetër në resortet në Durrës. Më herët sollëm disa foto  se si qytetarët afganë kalojnë kohën në rezidencën studentore në Qyteti Studenti. Këtë e ka pasqyruar dhe një gazetare e BBC. Yalda Hakim ka publikuar në rrjetin e saj social Twitter, disa fëmijë afganë teksa luajnë. “Fëmijë afganë të cilët vetëm pak ditë më parë ikën nga tmerret e luftës, duke shijuar jetën e tyre të re në Tiranë, Shqipëri”, shkruan gazetarja në “Twitter”.