TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të artistit të mirënjohur shqiptar, Sherif Merdanit.
Kreu i qeverisë ka postuar një foto të Merdanit në rrjete sociale ku shkruan:
“LAMTUMIRË SHERIF MERDANI”
Ndërkohë ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha .
Kryedemokrati Luzlim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur Sherif Merdani. Nëpërmjet një postimi në “Twitter“, Basha shkruan se Merdani ishte në nja artistët më të spikatur të brezit të tij, si dhe shton se zëri dhe arti që shpaloste, kumboi fort në errësirën e regjimit të burgjeve të komunizmit ku kaloi 16 vite të jetës.
Më tej, kreu i PD i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të artistit.
“Me trishtim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të artistit të njohur Sherif Merdani. Sherifi ishte një nga artistët më të spikatur të brezit të tij. Zëri dhe arti i tij kumboi fort dhe në errësirën e regjimit dhe të burgjeve të komunizmit në të cilat ai kaloi 16 vite të jetës. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë komunitetit të artistëve shqiptarë që sot humbën të afërmin dhe mikun e tyre! Shpirti i tij u prehtë ne paqe!”, shkruan Basha.
Ndërkohë edhe Kreu i Shtetit Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të këngëtarit dhe artistit të mirënjohur Sherif Merdani. Përmes një mesazhi në Facebook, Meta shkruan se ndarja nga jeta ka lënë pas dhimbje të madhe.
Presidenti shkruan se ai kaloi një kalvar vuajtjesh vetëm pse guxoi të jepte dritë shprese nëpërmjet artit.
Meta shkruan se Sherif Merdani do të kujtohet përherë me nderim dhe respekt.
Postimi i Ilir Metës:
Këngëtari i lirisë, Sherif Merdani u nda sot prej nesh duke lënë pas shumë dhembje.
I burgosur politik, së bashku me të tjerë artistë të mëdhenj pas Festivalit të 11-të të muzikës së lehtë shqiptare, ai kaloi një kalvar të gjatë vuajtjesh pse guxoi të jepte një dritë shprese, nëpërmjet artit, në periudhën më të errët për vendin.
Ngushëllime familjes dhe komunitetit të artistëve për këtë humbje të pazëvendësueshme!
Sherif Merdani do të kujtohet përherë me nderim dhe respekt!
“…Dhe me diellin çdo mëngjes, po, po,
‘Let it be’, kam për të kënduar”.
Artisti Sherif Merdani u nda nga jeta ditën e sotme teksa mësohet se vuante nga një sëmundje e rëndë.
Merdani ka qenë i dënuar politik për disa vite me rradhë. Sëbashku me disa kolegë të tjerë, Merdani ka përfunduar në burg pas festivalit të 11-të të këngës.