AKTUALITET, 29 Gusht 2021, 17:05

Dy humbje jete dhe mbi 700 raste të reja nga Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri , ja situata në spitale

Dy humbje jete dhe mbi 700 raste të reja nga Covid në 24 orët e


Vijon të mbetet i lartë numri i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot 768 raste të reja nga 5460 testime testime të kryera.

Fatkeqësisht dy qytetarë e kanë humbur betejën me virusin në orët e fundit. Viktimat janë një 69-vjeçar nga Durrësi dhe një 72-vjeçar nga Pogradeci. Tirana ka numrin më të lartë të të infektuarve, aktualisht janë 9230 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Sipas të dhënave të ministrisë, në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 402 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,125 që nga fillimi i epidemisë.

Përditësimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinihuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 5460 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 768 qytetarë, në këto bashki:

219 raste në Tiranë, nga 62 raste në Shkodër, Vlorë, 51 në Lezhë, 48 në Durrës, 35 në Sarandë, 31 në Fier, 28 në Kavajë, 24 në Lushnje, 18 në Vau i Dejës, nga 17 raste në Kamëz, Elbasan, Peqin, 16 në Malësi e Madhe, 13 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Berat, nga 7 raste në Gjirokastër, Divjakë, nga 6 raste në Gramsh, Pogradec, nga 5 raste në Poliçan, Kuçovë, Dibër, Rrogozhinë, Kukës, Has, Tropojë, 4 në Devoll, nga 3 raste në Mirdië, Shijak, Mallakastër, nga 2 raste në Cerrik, Dimal, Këlcyrë, Delvinë, Vorë, nga 1 rast në Mat, Patos, Selenicë, Himarë, Përmet, Memaliaj, Skrapar, Belsh.

Aktualisht janë 9230 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid19 dy qytetarë: një qytetar 69 vjeç nga Durrësi dhe një qytetar 72 vjeç nga Pogradeci. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 402 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,125 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 768

Të shëruar në 24 orë 402

Të shtruar në spitale 96

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 5460

Testime totale 1,035,592

Raste pozitive 144,847

Raste të shëruara 133,125

Raste Aktive 9230

Humbje jete 2,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3281

Shkodër 1652

Vlorë 857

Fier 696

Durrës 714

Lezhë 498

Elbasan 440

Berat 317

Gjirokastër 260

Korçë 229

Kukës 147

Dibër 139