AKTUALITET, 29 Gusht 2021, 16:16

Aksidenti tragjik në Lezhë ku humbi jetën 38-vjeçari, policia arreston shoferin! Shkak i përplasjes u bë…

Aksidenti tragjik në Lezhë ku humbi jetën 38-vjeçari,


Policia e Lezhës ka dhënë sqarime të mëtejshme lidhur me aksidentin tragjik në Lezhë ku humbi jetën një ditë më parë Paulin Gjomarkaj.

Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit me të cilin udhëtonte Gjomarkaj, Nikoll Gjoni.

Ditën e djeshme, policia njoftonte se Paulin Gjomarkaj ishte drejtuesi i mjetit, por pas hetimeve të mëtejshme të kryera, ai rezulton të ketë qenë në vendin e pasagjerit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak për aksidentin ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Manati, Lezhë, ku humbi jetën shtetasi Paulin Gjomarkaj, i cili u dha paraprakisht si drejtues mjeti, nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar së drejtuesi i automjetit ka qënë shtetasi Nikoll Gjoni, i cili pas një parakalimi të gabuar, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe përplasur me sinjalistikën rrugore e më pas me një grumbull gurësh dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi Paulin Gjomarkaj.

Policia njofton se Nikoll Gjoni ka humbur kontrollin e makinës e për pasojë është përplasur me sinjalistikën rrugore e më pas me një grumbull gurësh.