TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria ka prevalencë të lartë të fëmijëve që kanë zhvillim të mangët fizik, sidomos në peshë dhe në gjatësi ne grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, sipas një raporti të Bankës Botërore të publikuar së fundmi mbi Indikatorët e zhvillimit të qëndrueshëm global.
Raporti vëren 7 për qind e fëmijëve meshkuj të moshës nën 5 vjeç gjatë periudhës 2005-2015 Ishin me zhvillim të mangët fizik si pasojë e kequshqyerjes teksa vajzat janë më pak të ekspozuara (5%) sipas të dhënave të Bankës. Shqipëria renditet e para në grup për numrin më të madhe të fëmijëve meshkuj që janë nën zhvillimin qe kërkon mosha nga kushtet jo të mira të jetesës.
Por nga të dhënat e grafikut bashkëngjitur shihet se Shqipëria nivelin më të lartë të moszhvillimit normal fizik të fëmijët në rang global. Treguesi është më i lartë se edhe në vendet të tilla afrikane si Nepali, Gambia, Comorris dhe Erietria që sipas Bankës po rrisin fëmijët meshkuj më të shëndetshëm se Shqipëria.
Sakaq një studim I brendshëm I Institutit të Shëndetit Publik ka gjetur se vetëm një në dy fëmijë të moshës 11,13 dhe 15 vjeç konsumon fruta çdo ditë, dhe një në tre fëmijë konsumon fruta më shumë se një herë në ditë. Një në tre fëmijë konsumon perime çdo ditë, dhe një në katër fëmijë konsumon perime më shumë se një herë në ditë. Vajzat konsumojnë më shumë fruta dhe perime krahasuar me djemtë. Vajzat konsumojnë më shumë ëmbëlsira, ndërsa djemtë më shumë pije që përmbajnë sheqer.