AKTUALITET, 18 Korrik 2018, 10:56

I zgjidhet problemi me pronën, qytetarja përlotet para Ramës: Më bëtë gruan më të lumtur në botë (E përqafon live)

I zgjidhet problemi me pronën, qytetarja përlotet para Ramës:

Pak para mbledhjes se qeverise, ku si cdo here merren edhe masat ndeshkimore per punonjesit qe shkelin ligjin dhe nuk kryejne detyren ne raport me qytetaret, kryeministri Edi Rama ka qene ne nje takim me disa qytetare qe kane gjetur zgjidhje pas ankesave ne “Shqiperiaqeduam.al”.

“Dëshmitë e njerëzve të zakonshëm që po përdorin gjithnjë e më shpesh platformën shqiperiaqeduam.al flasin vetë? Zgjidhjet po shtohen, duke ndikuar në forcimin e përditshëm të mesazhit tek drejtuesit e punonjësit e zyrave të shtetit?Kush nuk u përgjigjet në kohë njerëzve të zakonshëm, nuk i ikën dot përgjegjësisë në rast se problemet që u krijojen nga administrata i bëhen me dije qeverisë përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al”, shkruan Rama ne postimin ne FB ne lidhjen Live.

Një nga gratë që foli për problemin që kishte me shtëpinë në Hipotekë me lot në sy ka treguar se ky ishte gëzimi i dytë në jetë pas lindjes së vajzave në moshë të madhe dhe i ka kërkuar Ramës ta përqafojë dhe një foto kujtim.

JA VIDEO

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155966505636523/