AKTUALITET, 18 Korrik 2018, 09:36

Nga kapsollat tek lëndët plasëse, çfarë iu gjet 52-vjeçarit nga Dibra në magazinën e lokalit

Policia e Dibrës ka sekuestruar një sasi me lëndë plasëse, ndërsa në pranga përfundoi 52-vjeçar. Burime zyrtare bënë me dije se gjatë kontrollit në një lokal u gjetën lëndë plasëse, kapsolla dhe fitil zjarrpërcjellës. Të njëjtat burime sqaruan se në pranga ra Njazi Pilafi, banues në Peshkopi.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e lokalit të tij në qytetin e Peshkopisë, i’u gjetën të fshehura dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

7 copë kallëpe me lëndë plasëse (me nga 400 gram secila, gjithsej 2 kilogramë e 800 gramë)

58 copë kapsolla detonatore.

Si dhe rreth 4 metër fitil zjarrpërcjellës. Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.