AKTUALITET, 24 Maj 2020, 18:39

Zhduket 12-vjeçarja në Durrës, nëna: Kemi kërkuar në çdo vend të qytetit, nuk e di kush po ma mban vajzën

Zhduket 12-vjeçarja në Durrës, nëna: Kemi kërkuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një vajzë vetëm 12 vjece është zhdukur prej ditësh, ndërsa nëna e saj thotë se e kanë denoncuar rastin në komisariat.

“Unë kam tri vajza dhe 12 vjeçe kam të mesmen. Nuk kam punuar, sepse jam marrë me rritjen e fëmijëve. Kemi kërkuar prej një jave në cdo vend të Durrësit. Kemi kërkuar nëpër shoqe shkolle e deri tek të afërmit, por askush nuk ka dijeni”, shprehet nëna e vajzës së zhdukur.

Sipas "Balkanweb”, nëna e vajzes thotë se nuk kanë lënë vend në Durrës pa kontrolluar, së bashku me bashkëshortin e saj. Ajo shprehet se kanë kontrolluar me makinë dhe nuk kanë gjetur asgjë.

“Nuk kemi gjetur asgjë. Nuk e dimë se kush po na e mban vajzën tonë”, thotë nëna e të miturës të zhdukur.