AKTUALITET, 24 Maj 2020, 17:08

Detaje tronditëse nga vetëvrasja e 20-vjeçares në Korçë, një vit më parë denoncoi djalin e xhaxhait për përdhūnim

Detaje tronditëse nga vetëvrasja e 20-vjeçares në

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Korçë, ku u gjet e vetëvrarë në banesë një 20-vjeçare.

Një vit më parë e reja kishte denoncuar djalin e xhaxhait për përdhūnim.

Djali i xhaxhait të saj ishte dënuar në atë kohë për veprën penale “ngacmim seksual”, ndërsa momentalisht është duke vuajtur dënimin “arrest shtëpie”.

20-vjeçarja vari veten mesditën e sotme në banesën e saj, ndërsa nuk dihet nëse ky rast ka ndikuar në aktin ekstrem. Policia ende është duke punuar dhe marrë në pyetje të afërm dhe familjarë.