AKTUALITET, 24 Maj 2020, 15:33

Tragjike në Korçë, gjendet e pajetë brenda banesës 20-vjeçarja

Tragjike në Korçë, gjendet e pajetë brenda banesës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Korçë. Një vajzë është gjetur e vetëvarur në banesën e saj, në fshatin Orman.

Mësohet se vajza është rreth moshës 20 vjeç, ndërsa burime bëjnë me dije se ajo është gjetur brenda banesës nga familjarët e saj.

Nuk dihen ende motivet që e kanë çuar të renë drejt këtij akti tragjik, por policia po punon për zbardhjen e shkaqeve.