AKTUALITET, 24 Maj 2020, 15:13

"Krím mjedisor"/ Denoncimi i zëdhënëses së PD: Veliaj varros provat e krímit të Teatrit, inertet e ndërtesës i hedh në Yzberisht

"Krím mjedisor"/ Denoncimi i zëdhënëses së
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, ka akuzuar publikisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se ky i fundit ka hequr provat e krimit që qëndrojë nën rrënojat e Teatrit Kombëtar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, zëdhënësja e selisë blu theksoi se ineretet e ndërtesës i hedh në Yzberisht duke kryer sipas saj një krím tjetër mjedisor. DENONCIMI I ZHUPËS Veliaj zhduk krimin e shëmbjes së Teatrit Kombëtar me një krím tjetër mjedisor duke hedhur inertet në zonën e Kodrës së Yzberishtit! Admistratori Irgent Myftaraj i bën qokën kryebetonierit, duke shkaterruar mjedisin e zonës. Pasi pastroi me kompani private kundra ligjit, pa u kuptuar si u paguan dhe pse e bënë , ndërkohe që ishte kompetencë e IMT, Tiranë. Tashmë inertet e Teatrit Kombetar hidhen në kodrat e Yzberishtit në mjedis të gjelbër me miratimin e shërbyesit të rradhës administratorit Irgent Myftaraj, i cili se ka problem fare që të shkatërroi mjedisin e zonës, për të bërë qokën e kryebetonierit Veliaj që do të zhduki sa me shpejt Teatrin. Erdhi duke premtuar se do e transformonte atë në një zonë turistike, por ndoshta e kishte që do i hidhte aty rrënojat e një momumenti kulturor europian!
Ina K. Zhupa

Veliaj zhduk krimin e shëmbjes së Teatrit Kombëtar me një krim tjetër mjedisor duke hedhur inertet në zonën e Kodrës së Yzberishtit! Admistratori Irgent Myftaraj i bën qokën kryebetonierit, duke shkaterruar mjedisin e zonës. Pasi pastroi me kompani private kundra ligjit, pa u kuptuar si u paguan dhe pse e bënë, ndërkohe që ishte kompetencë e IMT, Tiranë. Tashmë inertet e Teatrit Kombetar hidhen në kodrat e Yzberishtit në mjedis të gjelbër me miratimin e shërbyesit të rradhës administratorit Irgent Myftaraj, i cili se ka problem fare që të shkatërroi mjedisin e zonës, për të bërë qokën e kryebetonierit Veliaj që do të zhduki sa me shpejt Teatrin. Erdhi duke premtuar se do e transformonte atë në një zonë turistike, por ndoshta e kishte që do i hidhte aty rrënojat e një momumenti kulturor europian!

Posted by Ina K. Zhupa on Sunday, May 24, 2020