AKTUALITET, 24 Maj 2020, 13:37

“Rreth 131 mijë debitorë nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje”, OSHE thirrje qytetarëve: Kjo kategori ka afat deri në qershor

“Rreth 131 mijë debitorë nuk kanë hyrë në


Pavarësisht lehtësimeve, kompania OSHE bën me dije se janë rreth 131 mijë debitorë që nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje.

Kompania thekson se kjo kategori ka afat deri në muajin qershor që të përfitojnë nga falja e kamatvonesës dhe të lidhin aktmarrëveshje të re.

Njoftimi:

Nga analiza e treguesve, sipas Furnizuesit të Shërbimit Universal, vlerësohet se janë rreth 131 mijë debitorë që nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje.

Sqarojmë përsëri se, kjo kategori ka afat deri në muajin qershor që të përfitojnë nga falja e kamatvonesës dhe të lidhin aktmarrëveshje të re me OSHEE.

Bëhet fjalë për 10 miliardë lekë që shuhen nga falja e kamatvonesave.

Faleminderit