TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
KQZ nxjerr shifrën e fundit të pjesëmarrjes në votime, 21.6%. Por, ajo që vihet re, është se për vetëm një orë, ka patur një rritje mjaft të lartë të përqindjes. Në orën 18:00, KQZ raportoi se pjesëmarrja ishte 19.4%. Ndërsa për një orë, kjo shifër ndryshoi në 21.6%, që do të thotë se për vetëm një orë, kanë votuar 2.2% e qytetarëve.
Ky ndryshim i lartë, sëbashku me faktin se KQZ e shpalli shifrën në orën 22:00, ka ngjallur dyshime, se kjo shifër mund të jetë manipuluar.
Gjatë gjithë ditës së sotme, Partia Demokratike, ka denoncuar se KQZ, ka manipuluar shifrat e pjesëmarrjes, me urdhër të kryeministrit Rama.
/TPZ.al/