AKTUALITET, 22 Prill 2019, 09:14

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni/ Fiton Stevo Pendarovski, shqiptari vetëm 11% të votave

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni/ Fiton Stevo Pendarovski, shqiptari


Një ditë më parë u zhvilluan zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Në garë ishin tre kandidatët për president, Blerim Reka që mbështetej nga opozita shqiptare, Stevo Pendarovski, i partive në pushtet të udhëhequr nga socialdemokratët e kryeministrit, Zoran Zaev dhe Gordana Siljanovska e opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE. Të tre kandidatët ishin pretendentët për të zëvendësuar kreun aktual të shtetit, Gjorge Ivanov.

Rezultati deri më tani:

Sipas rezultateve të publikuara në faqen e internetit të KSHZ-së, prej 99.95% të votave të numëruara kryeson kandidati presidencial i LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pendarovski me 42,84 për qind ose 323.783 vota të fituara, e dyta është kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova me 42,24 ose 319.201 vota, ndërsa i treti është kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 10,57 për qind ose 79.913 vota.

Gjithsej kanë votuar 755.709 qytetarë ose 41.81%, të vlefshme ka gjithsej 722.897 fletëvotime kurse 32.825 fletëvotime janë të pavlefshme.

Rezultatet në Dibrën e Madhe:

Kandidati Hekuran Duka shpallet fitues me 4079 vota, kundrejt Arben Agollit të ASH me 3832 vota. Procesi i numërimit të votave ka përfunduat dhe kryetari që do të udhëheqë Dibrën për 2 vitet e ardhshme do të jetë Hekuran Duka.

Formula e përzgjedhjes

Nëse asnjë kandidat nuk fiton më shumë se 50% të votave dy kandidatët me më shumë vota do të shkojnë në balotazh më 5 maj ku pjesëmarrja e elektoratit duhet të jetë së paku 40% në mënyrë që rezultati të jetë i vlefshëm.

Gjatë ditës së djeshme votuan 1.782 qytetarë të regjistruar që jetojnë jashtë shtetit, në 32 përfaqësi konsullore diplomatike.

Po ashtu dje votuan edhe 1.640 persona të burgosur, shtatë persona të shpërngulur brenda vendit dhe 3.583 persona të sëmurë dhe të moshuar.

Marrëveshja e Prespës, reformat, integrimet euroatlantike si dhe shteti qytetar kanë qenë pikat dominuese të fushatës.