AKTUALITET, 13 Qershor 2021, 14:04

Zgjedhjet në PD, Berisha prej më shumë se dy orësh takim me Bashën në selinë blu

Zgjedhjet në PD, Berisha prej më shumë se dy orësh takim me

Ish-kreu i PD-së Sali Berisha mësohet se po zhvillon një takim me kryetarin në detyrë Lulzim Basha, ndërkohë që vijon procesi i zgjedhjeve të drejtuesit të ri të demokratëve.

Berisha ndodhet prej më shumë se dy orësh në zyrën e kryedemokratit Basha.

Partia Demokratike po zhvillon sot zgjedhjet për kreun e ri, të cilat kanë nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen në 19:00.

Rreth orës 19:30 do të nisë procesi i numërimit të votave dhe brenda orës 08:00 të ditës së nesërme pritet të dalë rezultati.