TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka përfunduar dita e dytë e protestës së maturantëve, ndërsa ata, kanë paralajmëruar se do të mblidhen sërish nesër.
Maturantët e nisën fillimisht protestën në Ministrinë e Arsimit dhe më pas ato u drejtuan për te QSHA (Qendrën e Shërbimeve Arsimore) dhe kryeministria, për ta mbyllur aty protestën e ditës së sotme.
Ata pretendojnë që teza e provimit të matematikës ishte tepër e vështirë dhe koha e vendosur në dispozicion për realizimin e saj sipas tyre, ishte e pamjaftueshme.
Të ulur këmbëkryq, ata kërkonin nga ministria që të paktën, të ulet tavani i pikëve, në mënyrë që, nxënësit e mirë të marrin nota pozitive dhe që mundi i tri viteve, të mos shkojë dëm.
“Reagimin e ministrisë nuk e pranojmë. Duam të ulet tavani i pikëve se shumë nxënës të mirë kanë dalë shumë keq. Koha nuk ishte e mjaftueshme, pyetjet ishin përkthyer skandal. Ne duam të marrim notat, që të kapim pikët për të shkuar në universitetet shtetërore”, tha një nga maturantet për "News 24".
Maturantët kërkojnë që deri ditën e nesërme Ministria e Arsimit të vendosë për të ulur tavanin e pikëve, si dhe kërkojnë nga korrigjuesit e tezave që të tregohen tolerantë, e të marrin parasysh faktin që mësimin e kanë kryer në kushte të pazakonshme, për shkak të pandemisë.
Kujtojmë që maturantët kanë edhe një provim për të realizuar dhe janë ato me zgjedhje që do të zhvillohen ditën e martë.