TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike Jemin Gjana bëri të ditur se deri në orën 13.00 kanë votuar për kreun e ri të partisë 23,536 anëtarë.
Pra, deri më tani kanë votuar 31 për qind e demokratëve me të drejtë vote.
Siç bëri të ditur Gjana, procesi ka vijuar normalisht ndërsa shtoi se mund të jetë bërë ndonjë zëvendësim vëzhguesish.
Ndërsa, i pyetur nga gazetarët për akuzat e bëra për parregullsi, Gjana tha se janë përpjekur që të mos krijojnë asnjë problem për vëzhguesit.
Sa i përket deklaratave të Nishanit që i cilësoi zgjedhjet si “maskaradë elektorale”, Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD pyeti “mos e ka ngatërruar me 25 prillin”.