AKTUALITET, 13 Qershor 2021, 10:47

Akuzohen se dogjën kampin e refugjatëve, Greqia dënon me nga 10 vite burg katër afganët

Akuzohen se dogjën kampin e refugjatëve, Greqia dënon me nga 10

Greqia ka dënuar me nga 10 vite burg katër të rinjtë afganë që dogjën kampin më të madh të azilantëve në Europë.

13 mijë persona mbetën të pastrehë nga zjarri i vjeshtës së kaluar në kampin e Morias. Të akuzuarit nuk pranuan fajin, por ata u dënuan për zjarrvënie të qëllimshme nga drejtësia greke.

Kampi i Morias mbante deri në tre mijë emigrantë, por aty jetonin 13 mijë në kushte shumë të vështira dhe kriminalitet të lartë.

Ndërkohë Greqia vijon të vuajë krizën e refugjatëve pasi 10 mijë të tillë janë vetëm nëpër ishuj.