TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një çift të moshuarish në fshatin Vuno të Himarës kanë rënë pre e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, por është raportuar vetëm pasditen e sotme.
Sipas policisë, maskat i kanë marrë të moshuarve 800 euro, ndërsa kanë ushtruar edhe dhunë ndaj tyre. Identifikimi i personave nuk është bërë ende i ditur, ndërsa të moshuarit kanë marrë plagë të lehta dhe ndodhen në spital.
Njoftimi i plotë i policisë:
Vlorë, Himarë
Rreth orës 01:00 të natës, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se janë futur me forcë në banesën e dy të moshuarve në Vuno të Himarës dhe kanë vjedhur një sasi parash prej 800 eurove nën kërcënimin e dhunës.
Të moshuarit janë dëmtuar lehtë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.