AKTUALITET, 31 Tetor 2018, 14:14

Zgjedhjet lokale/ Luan Rama: Çfarë i propozuam Metës!

Zgjedhjet lokale/ Luan Rama: Çfarë i propozuam Metës!

Pas përfundimit të takimit me presidentin Ilir Meta, zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama u shpreh se për politikën shqiptare nuk duhet të ketë rëndësi se kur do të vendoset data e zgjedhjeve vendore, por pastrimi i këtij procesi nga krimi.

Rama tha se një pushtet që buron nga veprimtaria kriminale, do i kthejë reston grupeve kriminale.

Për sa kohë nuk ka vëmendje, vlerësim dhe angazhim të qeverisë për të pastruar ajo e para veten dhe zgjedhjet nga krimi, gjithçka është formale.

Deklarata:

Unë ndava me të shqetësimin e LSI se problemi i zgjedhjeve në Shqipëri nuk është data, por pastrimi i zgjedhjeve nga interferenca dhe lobimi nga grupet kriminale.

Problem ka qenë dhe blerja e zgjedhjeve dhe ka qenë në kolaps. Një pushtet që buron nga veprimtaria kriminale, do i kthejë reston grupeve kriminale. Për sa kohë nuk ka vëmendje, vlerësim dhe angazhim të qeverisë për të pastruar ajo e para veten dhe zgjedhjet nga krimi, gjithçka është formale.

Jam këtu për qëndrimin e LSI dhe atë çfarë unë i kam thënë Metës, dhe s’mund të behëm zëdhënës i presidentit. Ky vend i mbytur nga informalitet nuk ka nevojë për zgjedhje formale, por për zgjedhje reale që të shprehen vullnetin qytetar dhe jo kriminal.

Publiku po e sheh vet se çfarë ndodh me qeverisjen dhe çfarë ndodh kur qeveria duhet t’i kthejë reston krimit. TPZ.AL