AKTUALITET, 31 Tetor 2018, 13:14

Largimi i Avokates së Shtetit, PD: Ja qëllimi i Ramës

Largimi i Avokates së Shtetit, PD: Ja qëllimi i Ramës

Pas versionit të kryeministrit Edi Rama lidhur me largimin e Avokates së Shtetit Alma Hicka, ka ardhur reagimi nga selia blu.

Deputeti Enkelejd Alibeaj përmes një postimi në “Facebook” shkruan se kryeministri nuk e ka shkarkuar Alma Hickën. Sipas tij Rama do ta çojë avokaten e korrupsionit të tij, këshilltare në Gjykatën e Lartë, me qëllim për ta bërë anëtare të Gjykatës së Lartë.

Statusi i Alibeajt:

Për herë të parë Edi Rama thotë të vërtetën! Ai nuk e ka shkarkuar Alma Hickën.

Edi Rama do ta çojë avokaten e korrupsionit të tij, këshilltare në Gjykatën e Lartë, me qëllim për ta bërë anëtare të Gjykatës së Lartë.

Me vetingun e partisë dhe me votën e krimit në parlament, reforma në drejtësi është që tani e kompromentuar! TPZ.AL