TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Identifikimi elektronik është pajisja më e avancuar teknologjike, e cila do të jetë në qendrat e votimit, për të garantuar zgjedhje transparente dhe votim të sigurt, duke evituar çdo tentativë për shkelje ligjore.
Ajo regjistron të dhënat e qytetarëve në mënyrë të inkriptuar dhe përmes databazës së saj, në përputhje me standardet më të larta të sigurisë, shfaq të dhënat e përgjitshme, fotot dhe qendrat përkatëse ku qytetarët do të ushtrojnë të drejtën e votës. Përmes regjistrimit së të dhënave, pajisja detekton dhe verifikon çdo tentativë për votim të dyfishtë.
Por, ç'ndodh me të dhënat e qytetarëve pas përfundimit të procesit zgjedhor?
Të dhënat e votuesve shërbejnë vetëm gjatë procesit zgjedhor dhe do të mbesin në databazën e pajisjes vetëm gjatë kësaj periudhe relativisht të shkurtër.
Pasi procesi i votimit të përfundojë, të dhënat personale të qytetarëve do të asgjësohen, në përputhje me politikat dhe standardet e sigurisë.
Përmes kësaj mënyre votimi, Shqipëria do të ketë zgjedhje të barabarta dhe të ndershme.
Çfarë është identifikimi elektronik?
Identifikimi elektronik, pajisia e cila do të aplikohet për herë të parë në Shqipëri dhe do të jetë prezente në çdo qendër votimi, operon në një mënyrë shumë të thjeshtë, por tejet precize.
Përmes hardware-ve dhe software-ve të dedikuar, pajisja ndihmon në çdo hap të procesit zgjedhor, për të mundësuar siguri të plotë për votën e çdo qytetari.
Por, si funksionon identifikimi elektronik i zgjedhësve?
Përmes dy hapave të thjeshtë!
Procesi nis me leximin e dokumentit të identifikimit (pasaportë/ kartë identiteti) dhe shfaq të dhënat e qytetarëve, fotot dhe qendrën e votimit ku ata janë regjistruar për të votuar.
Pas verifikimit, qytetarët do të nënshkruajnë me shenjën e gishtit.
Identifikimi elektronik lejon votimin vetëm në qendrën ku është kryer regjistrimi. Ajo verifikon dhe dokumenton me përpikmëri tentativat për votim të dyfishtë, ndaj, kushdo që do të tentojë të kryejë shkelje, do të dënohet sipas ligjit në fuqi.
Përmes identifikimit elektronik, e drejta e votës do të ushtrohet me siguri dhe transparencë të plotë, në çdo qendër votimi, në të gjithë vendin.